Barcelona ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar se ka paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA në lidhje me referimin gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.
Katalanasit janë të bindur se janë dëmtuar rëndë në momentet kyçe të fazës elimunuese, transmeton GazetaBlic Sport.
Klubi beson se gjatë dy ndeshjeve çerekfinale u morën një numër vendimesh të gjyqtarëve që ishin në shkelje të qartë të rregullave të futbollit. Sipas Barcelonës, këto gabime janë rezultat i drejtpërdrejtë i zbatimit të gabuar të rregulloreve të lojës.
Sipas qëndrimit zyrtar të Barcelonës, akumulimi i këtyre pasaktësive në referim pati një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ndeshjeve dhe në rezultatin përfundimtar të eliminimit.
/GazetaBlic Sport/


