Sporti

Barcelona – Manchester United në Europa League, Cruyff: Do të jetë një ndeshje fantastike

11/07/2022 15:59
nga:E K

I ftuar në “Sky”, drejtori i Barcelonës, Jordi Cruyff, ka folur për ndeshjen kundër Manchester United, e cila do të hapë play-off-et e Europa League në vitin 2023.

“Është një ndjesi e çuditshme, zakonisht i shihni këto ndeshje shumë më vonë, është një ndeshje fantastike dhe një arsye e madhe për të qëndruar përpara televizorit.

Cristiano Ronaldo po kthehet në Spanjë? Këto janë gjëra ekstra që japin ndeshjet e futbollit, të gjitha skuadrat do jenë të motivuar, do të jetë një ndeshje e bukur” është shprehur ai.