Sporti

Barcelona lë rivalitetin anash, uron Real Madridin për triumfin në Superkupën e Spanjës

01/16/2022 22:31
nga:E K

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj Athletic Billbaos.

“Los Blancos” kanë fituar me rezultat 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, duke fituar kështu kupën e parë për vitin 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Pasi fitoi Superkupën e Spanjës, rivali kryesor i madrilienëve, Barcelona e ka uruar skuadrën e Ancelottit për suksesin e arritur përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

“Urime Real Madrid për triumfin në Superkupën e Spanjës“, ka shkruar Barcelona.

Kujtojmë se Real Madrid eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale të kësaj gare.

/GazetaBlic Sport/