Sporti

Barcelona konfirmon se Balde ka pësuar lëndim muskulor

10 ditë më parë
nga:Lorik J

Barcelona ka konfirmuar se Alejandro Blade ka pësuar një dëmtim, por nuk ka dhënë një afat kohor për rikthimin e tij.

“Testet e kryera të dielën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë, Alejandro Balde, konfirmojnë se ai ka një dëmtim. Rikthimi i tij në aksion me ekipin e parë do të varet nga rikuperimi i tij”.

Mbrojtësi i krahut u lëndua në fund të pjesës së parë në fitoren 1-0 të së shtunës jashtë shtëpisë ndaj Leganés.

“Mbrojtësi ndjeu një problem dhe u zëvendësua nga Gerard Martín”, njoftoi klubi.

/GazetaBlic Sport