Sporti

Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

02/17/2023 11:24
nga:E K

Barcelona ka marrë lajme të këqija nga stafi mjekësor.

Ylli i mesfushës së Barcelonës, Pedri, ka pësuar lëndim dje ndaj Manchester United, kurse sot klubi përmes Twitter e ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

“Analizat e mëngjesit të sotëm kanë konfirmuar se Pedri ka lënduar muskujt e këmbës së djathtë. Lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje derisa të rikuperohet”, ka shkruar Barcelona në Twitter.

Raportohet se Pedri do ta humb ndeshjen kthyese ndaj “Djajve të Kuq”.

/GazetaBlic Sport/