Javier Bordas, ish-drejtori sportiv i Barcelonës , zbuloi se Mbappe mund të kishte përforcuar katalanasit.
“Nëse do ta kisha kërkuar, Mbappe do të kishte ardhur në Barcelonë . Kur ata paguanin 222 milionë euro për Neymar [në 2017], ne kishim para për ta nënshkruar atë, por menaxhmenti preferoi Dembele . Zgjodha Mbappen, fola me babain e tij, do të kishte ardhur në Barcelonë”, ka treguar ai duke folur për El Chiringuito.
Kujtojmë që Mbappe është shumë afër transferimit tek skuadra e Real Madrid, atje ku pritet të luajë në edicionin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/