Aventura e Van De Beek në Manchester United duket se është drejtë fundit.
Raportohet se Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me holandezin në formë huazimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Barcelonës ka kohë që janë duke kërkuar mesfushor, por ‘Blaugranët‘ nuk janë në gjendje financiare të paguajnë për transferimin e plotë të lojtarit.
Kujtojmë se holandezi i transferua në ‘Old Trafford‘ në vitin 2020 nga Ajaxi, por ai nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin startues të ‘Djajve të Kuq‘.
/GazetaBlic Sport/


