Europa League vjen sonte me ndeshje shumë interesante.
Barcelona është emri më “i rëndë” i kësaj faze çerekfinale, atje ku “Blaugranët” kërkojnë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, së pari, duhet të kalojnë skuadrën e madhe gjermane, Eintracht Frankfurt. Të drejtuarit e Xavit kanë udhëtuar për në Gjermani, atje ku sonte kërkojnë rezultat pozitiv që në ndeshjen parë.
Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Leipzig dhe Atalantas, me dy skuadrat që fillimisht ishin në Ligën e Kampionëve, por pasi që nuk arriten të kaulifikohen tutje, kaluan në Europa League.
Sfida poashtu interesante pritet të jenë edhe ato mes West Ham United dhe Lyon dhe Braga – Rangers.



