Sporti

Barcelona kërkon transferimin e mbrojtësit të Ajaxit

01/11/2022 08:29
nga:Mergim Rreci

Barcelona vazhdon të punojë në reforimin e skuadrës.

Mbrojtësi i Ajaxit, Lisandro Martinez, është shfaqur si një objektiv i transferimit të verës për Barcelonën, pretendon Tuttomercatoweb, përcjell GazetaBlic Sport.

Argjentinasi shihet nga ata në Katalunja si një pasardhës afatgjatë i Gerard Pique, me Blaugranët që luftojnë për qëndrueshmëri në qendër të mbrojtjes.

Martinez ka treguar paraqitje shumë të mira me fanellën e Ajaxit dhe sipas mediave spanjolle, ai është edhe i preferuari i Xavit.

/GazetaBlic Sport/