Barcelona po tenton rinovimin e kontratës së Ansu Fatit, i cili ka një kontratë me klubin deri në vitin 2024 dhe një klauzolë të caktuar largimi prej 400 milionë eurove.
Sipas gazetës katalanase Sport, të martën u krijuan kontaktet e para mes drejtuesve të klubit dhe menaxherit të Ansu Fatit, me palët që kërkojnë marrëveshje afatgjate, përcjell GazetaBlic Sport.
Takimi, sipas burimit të lartpërmendur, u zhvillua në një restorant në Lisbonë, ku Barcelona luajti të mërkurën kundër Benficas.
Ansu Fati, pavarësisht se është vetëm 18 vjeçar, bëri debutimin e tij në ekipin e parë të me 25 gusht 2019. Që atëherë ai ka marrë pjesë në 45 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 14 gola.
/GazetaBlic Sport/


