Marcus Rashford nuk do të jetë i kënaqur te Manchester United dhe Barcelona vazhdon të monitorojë nga afër situatën e anglezit.
Sipas Manchester Evening News, sulmuesi 24-vjeçar vazhdon të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Djajtë e Kuq në fund të këtij sezoni dhe tashmë është monitoruar nga Barcelona, përcjell GazetaBlic Sport.
Telefoni i lojtarit nuk ka reshtur së thirruri që kur u përhap lajmi se ai do të vlerësonte të ardhmen e tij në Mançester.
Liverpool gjithashtu do të jetë i interesuar për Rashford, por sulmuesi nuk po mendon të përforcojë një pretendent në luftën për titull.
/GazetaBlic Sport/


