Sporti

Barcelona kërkon “klas” në mesfushë, në “shënjestër” portugezi i Manchester City

03/05/2023 15:45
nga:E K

Prej kohësh tashmë Barcelona po shfaq interes për “arkitektin” portugez të mesfushës së Manchester City, Bernardo Silva dhe tashmë pritet që “katalanasit” të tentojnë sërish afrimin e tij, në merkaton e verës.

Sipas mediave spanjolle, Manchester City është dakort me transferimin e lojtarit drejt “blaugranave”, mirëpo klubi kërkon jo më pak se 65 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, kjo për arsye se kontrata e këtij të fundit skadon në qershor të vitit 2025.