Barcelona i ka kërkuar Napolit informacion në lidhje me të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, ky fakt ka konfirmuar interesimin e madh të katalanasve për sulmuesin gjeorgjian.
Megjithatë, për momentin, De Laurentiis nuk ka ndërmend ta lejojë 23-vjeçarin të largohet nëse nuk merr një ofertë që e kalon shifrën e 130 milionë eurove.