Sporti

Barcelona kërcënon me padi mediumin që bëri publike detajet e negociatave me Messin

09/22/2022 10:47
nga:Mergim Rreci

Detajet e fundit të publikuara nga ‘El Mundo’ në lidhje me kërkesat e Messit në drejtim të Barcelonës nuk kanë kaluar pa polemika.

Kishte 11 kërkesa nga Messi në drejtim të klubit, por që nuk u plotësuan dhe Messi u largua nga ‘Camp Nou’, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi katalanas ka kërcënuar se do të ndërmarrë nisma ligjore për publikimin e materialeve të tilla.

“Në lidhje me informacionin e publikuar nga ‘El Mundo del Siglo XXI’, nën titullin ‘BarçaLeaks’, dosjet sekrete të klubit, pjesa 1’, klubi i Barcelonës shpreh indinjatën e saj për rrjedhjen e informacioneve që normalisht janë pjesë e procedurave të klubit. Klubi, gjithashtu shpreh keqardhjen për faktin se media krenohet se ka pasur ‘qasje në një sasi të madhe dokumentesh dhe email-esh’. Në çdo rast, artikulli në fjalë bën publike dokumente që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin e çështjes dhe përdorimi i tyre kërcënon reputacionin dhe shkel konfidencialitetin e klubit. Për këtë arsye dhe me synimin për të mbrojtur të drejtat e saj, Barcelona dhe shërbimet ligjore të klubit tashmë po studiojnë masat e duhura për të ndërmarrë”, thuhet në komunikatën e klubit.

/GazetaBlic Sport/