Sporti

Barcelona ka zhvilluar bisedime pozitive me Gerard Martin për rinovimin e kontratës

09/23/2026 13:22
nga:L J

Sipas “Marca”, Barcelona po punon për rinovimin e kontratës së Gerard Martin, krahas atyre të Raphinhas, Xavi Espartit dhe Marc Bernalit.

Katalanasit kanë zhvilluar bisedime paraprake me agjentin e Martin për rinovimin dhe reagimi i mbrojtësit spanjoll ka qenë pozitiv.

Martin ndan të njëjtin qëllim me “Blaugranat” për të siguruar të ardhmen e tij, pasi dëshiron të vazhdojë zhvillimin e tij nën drejtimin e Hansi Flickut.

Duke qenë se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2028, drejtori sportiv i Barçës, Deco, synon t’i ofrojë atij një zgjatje të marrëveshjes deri në vitin 2030 ose 2031.

/GazetaBlic Sport