Sporti

Barcelona ka prioritet zgjatjen e kontratave të Fatit dhe Pedrit

10/11/2021 18:32
nga:E K

Negociatat e Barcelonës për rinovimin e kontratës me Ansu Fati presin biznesmenin portugez Jorge Mendes, i cili do të takohet këtë javë me presidentin, Joan Laporta.

Presidentit të Barçës pranoi se synimi i tij do të ishte të garantonte vazhdimësinë e Ansu Fatit dhe Pedrit këtë javë, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe pse ka dallime midis ofertës së klubit dhe menaxherit të lojtarëve, “Blaugranët” besojnë se është e mundur të arrihet një marrëveshje për vazhdimin e kontratave të lojtarëve.

“Javën tjetër do të ketë një lajm të mirë, kontratat e të rinjve po përfundonin. Vazhdimësia e Pedrit është shumë e avancuar, e Ansu është gjithashtu mirë. Ne jemi gjithashtu shumë të lumtur me Gavi”, tha Laporta.

/GazetaBlic Sport/