Sporti

Barcelona ka nisur bisedimet për kontratën e re me Szczesny

03/20/2025 16:17
nga:Lorik J

Barcelona dhe Wojciech Szczesny po negociojnë një zgjatje të kontratës për portierin polak. Kontrata aktuale e portierit 34-vjeçar me klubin katalanas është deri në fund të këtij sezoni.

Sipas Marca, drejtori sportiv Deco ka zhvilluar tashmë bisedimet fillestare me agjentin e lojtarit. Të dyja palët duan të arrijnë një marrëveshje të re.

Klubi fillimisht planifikoi t’i ofronte polakit një kontratë të re për një sezon, por tani po shqyrton mundësinë e një zgjatjeje dyvjeçare ose një skeme 1+1.

Szczesny luajti 16 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, duke mbajtur tetë herë portën e paprekur.

Është interesante të theksohet se Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje me polakin në portë.

/GazetaBlic Sport