Sporti

Barcelona – Inter, formacionet zyrtare

10/12/2022 19:49
nga:Mergim Rreci

Sot do të luhen ndeshjet e katërta të grupeve të Champions League.

Sfida e mbrëmjes që konsiderohet më e bukur dhe ku të gjithë do e kenë vëmendjen, është Barcelona-Inter, përcjell GazetaBlic Sport.

Spanjollët do të presin në Camp Nou zikaltërit e Simone Inzaghit, ku Barça vjen nga një humbje minimale 1-0 në San Siro.

Skuadra spanjolle duhet gjithsesi të marrë fitore në këtë takim, sepse çdo rezultat tjetër do ta vendoste në një pozitë shumë të vështirë në grup.

Ja formacionet zyrtare:

Barcelona XI: Ter Stegen, Roberto, Pique, Garcia, Alonso, Busquets, Pedri, Gavi, Raphinha, Lewandowski, Dembele.

Inter XI: Onana, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Dzeko, Martinez.

/GazetaBlic Sport/