Sporti

Barcelona ia vendos çmimin Frenkie de Jong, Manchester City të interesuar për holandezin

11/18/2021 12:12
nga:E K

Barcelona duket se do jetë e detyruar t’a shes mesfushorin, Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez, de Jong, është titullar i padiskutueshëm në formacionin e klubit spanjoll, por duket se kriza financiare do ta detyrojë Barcelonën ta shes atë, shkruan GazetaBlic Sport.

Daily Mail‘ raporton se Barcelona i ka vënë çmimin prej 75 milionë eurove që ta lë të lirë mesfushorin.

Manchester City është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij dhe duket se destinacioni i tij i rradhës është skuadra e Pep Guardiolas.

/GazetaBlic Sport/