Sporti

Barcelona ia ofron Coutinhon Lazios

08/13/2021 17:38
nga:E K

Coutinho ende e ka të pasigurtë të ardhmen e tij.

Barcelona nuk e do në rradhët e saj brazilianin dhe ka nisur punën që t’i gjejë atij një klub të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’ katalunasit e kanë ofruar mesfushorin brazilian te skuadra e Lazios.

Braziliani është përballur me lëndime të shumta që prej kalimit të tij nga Liverpooli në Barcelonë dhe nuk ka arritur të gjejë një vend startues te klubi spanjoll.

Edhe përkundër ofrimit të tij te Lazio, skuadra italiane duket se ka probleme të mëdha financiare dhe nuk pritet një transferim i tij në këtë verë te Lazio.

/GazetaBlic Sport/