Barcelona do t’i shpëtojë çdo ndëshkimi kuptimplotë nga La Liga për futjen në fushë të Inigo Martinez në ndeshjen e tyre kundër Osasuna në mars, raporton Diario AS.
Osasuna paraqiti një ankesë kundër Barcelonës për përfshirjen e Martinez në humbjen e tyre 3-0, duke përmendur mungesën e tij nga skuadra spanjolle për shkak të lëndimit.
Aktgjykimi përfundimtar i çështjes ende nuk është zbuluar, por besohet fuqimisht se çështja do të hidhet poshtë, me Barçën që do t’i shpëtojë çdo lloj dënimi.
Ndërkohë, Martinez është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e detyroi të humbasë ndeshjen kundër Betisit dhe duhet të jetë në dispozicion për të luajtur kundër Dortmundit të mërkurën.
/GazetaBlic Sport


