Sporti

Barcelona i ofron mbështetje të plotë Samuel Umtitit pas thirrjeve raciste ndaj tij

01/05/2023 14:51
nga:Mergim Rreci

Barcelona i ka dhënë mbështetjen e plotë ish mbrojtësit të saj, Samuel Umtiti.

Ai u përball me thirrje raciste gjatë ndeshjes së mbrëmshme nga tifozët Lazios, shkruan GazetaBlic Sport.

“Barcelona i jep të gjithë mbështetjen e saj Samuel Umtitit dhe përsërit kundërshtimin e saj total ndaj çdo shenje dhune, racizmi, ksenofobie dhe intolerance”, postoi klubi Blaugrana në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport/