I transferuar nëntorin e kaluar, braziliani Dani Alves kishte nënshkruar për një vit me Barcelonën.
Barcelona dhe Dani Alves kanë mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes edhe për një vit ashtu siç ishin dakorduar në kontratë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas paraqitjeve stabile të mbrojtësit veteran, Barcelona pritet ta shpërblejë atë me zgjatje të kontratës.
Dani Alves, 38 vjeç, ka luajtur 537 minuta në gjashtë ndeshje (La Liga, Copa del Rey dhe Superkupa e Spanjës), pasi ka shënuar një gol dhe ka nënshkruar tre asistime që kur iu bashkua klubit.
/GazetaBlic Sport.


