Barcelona është bashkuar në garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.
Kounde ishte afër kalimit te Chelsea këtë afat kalimtar të janarit, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas ‘Sport‘ trajneri i Barcelonës, Xavi e pëlqen qendërmbrojtësin dhe do t’i bashkohet garës për të gjatë verës.
Ish lojtari i Bodeaux ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024.
/GazetaBlic Sport/


