Milani dhe Juventusi kanë edhe më shumë konkurrencë për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.
Barcelona është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për shërbimet e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Sulmuesi do të largohet nga Old Trafford në afatin kalimtar të janarit pasi mori shumë pak minuta për të luajtur në javët e fundit.
Serie A mbetet favorit për ta marrë atë, mbi të gjitha Milani , veçanërisht nëse ata dërgojnë Noah Okafor në RB Leipzig në formë huazimi me opsion blerjeje për mbi 24 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/