Sporti

Barcelona gati të “blindojë” mbrojtësin Araujo

01/14/2022 23:30
nga:E K

Barcelona po synon të bëjë gjithçka që është e mundur për të zgjatur kontratën me mbrojtësin Ronald Araujo.

Së fundmi ishte raportuar se rivali i tyre, Real Madrid po planifikon që të transferojë mbrojtësin uruguajan me parametra zero kur kontrata e tij të skadojë në qershor 2023.

Sidoqoftë, përkundër këtyre thashethemeve, gazeta e afërt me klubin nga Katalonja, ‘Sport’ raporton se në ditët në vijim është planifikuar një takim me përfaqësuesit e mbrojtësit për të diskutuar për zgjatjen e kontratës me Barcelonën.

Barça dëshiron të rrisë pagën e Araujos dhe pret që ai të jetë figura e klubit në mbrojtje për vitet e ardhshme.

Uruguajani është paraqitur 22 herë me Barçën në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke realizuar dy gola.

/GazetaBlic Sport/