Sporti

Barcelona fiton me përmbysje dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

01/18/2024 21:25
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Barcelonës e ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Mbretit.

Katalunasit triumfuan me përmbysje ndaj skuadrës së nivelit të tretë, Unionista, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të një goli Gomez, por që më pas me golat e Torres, Kounde dhe Balde, Barcelona triumfoi dhe arriti të kalojë tutje.

/GazetaBlic Sport/