Sporti

Barcelona fiton Kupën e Mbretit, Leo Messi shkëlqen në finalen e madhe

04/17/2021 23:19
nga:Mergim Rreci

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit.

“Blaugranët” demoluan Athletic Bilbaon në finalen e sontme, duke triumfuar me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic.

Griezmann dhe De Jong shënuan nga një gol, kurse Messi realizoi dy të tilla në këtë takim.

Ishte një ndeshje totalisht e dominuar nga skuadra e Ronald Koeman i cili fiton trofeun e parë si trajner i kësaj skuadre.

/GazetaBlic/