Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Osasunas.
Blaugranët mundën Osasunan në shtëpi me rezultat të thellë 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ferran Torres realizoi dy gol në këtë takim në minutat 14’të dhe 21’të. Epilogun pjesës së parë ia vulosi Aubameyang në minutën e 27’të të takimit.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe një herë me anë të Riqui Puig.
Me këtë fitore Barca shkon në kuotën e 51 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 3’të në tabelë.
/GazetaBlic Sport/


