Sporti

Barcelona e “zjarrtë” në merkato, një tjetër futbollist pranë kalimit në “Camp Nou”

08/05/2022 17:12
nga:Mergim Rreci

Barcelona tani është shumë afër për të nënshkruar me Marcos Alonson.

Romano njofton se negociatat po përparojnë mirë pas marrëveshjes së Cucurella-s për Chelsean, me Alonson që dëshiron të largohet dhe të rikthehet në Spanjë për arsye personale, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshje e plotë për kushtet personale ekziston që nga fundi i prillit dhe tashmë ka optimizëm që një transferim i plotë mund të kryhet shumë shpejtë.