Sporti

Barcelona e “trondit” Real Madridin në miqësore, këtu mund t’i ndiqni golat

07/30/2023 07:58
nga:Lorik J

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:0 në ndeshjen miqësore ndaj Real Madridit.

Ishte kjo El Clasico e parë e sezonit, e cila i takoi katalonasve, ndonëse e karakterit miqësor.

Ndeshja e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhbllokua qysh në minutën e 15-të kur Dembele realizoi pas një aksioni model.

Vinicius Junior pati mundësinë të barazonte shifrat, por dështoi të shënonte nga penalltia.

E më pas gola nuk pati deri në minutën e 85-të kur Marin shënoi për 2:0.

E për epilogun prej 3:0 u përkujdes Ferran Torres që shënoi një gol të bukur në minutat shtesë.