Sporti

Barcelona e qartë për Cancelon, merr vendimin për mbrojtësin

04/07/2024 23:14
nga:E K

Barcelona nuk ka ndërmend ta lërë Joao Cancelo të largohet.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, katalanasit tashmë po planifikojnë të ardhmen, me portugezin që është pjesë e planeve për të ardhmen.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga Manchester City, klubi që zotëron kartonin e Cancelo-s.

Një formë mund të jetë edhe një huazim tjetër një-sezonal, me të drejtën e blerjes në fund të huazimit.