Ka përfunduar ndeshja mes Celta Vigos dhe Barcelonës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Raphinha dhe Lewandowski shënuan për epërsinë e dyfishtë të katalaunasve, por që vendasit me dy gola brenda dy minutave, 84′ dhe 86′, barazuan shifrat.
Marc Casado mund të konsiderohet si fajtori kryesor për humbjen e dy pikëve, sepse e la skuadrën në minutën e 82-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
/GazetaBlic Sport/