Sporti

Barcelona e largon Dani Alves nga lista e legjendave pas dënimit të brazilianit me burg

02/27/2024 08:56
nga:Lorik J

Barcelona hoqi Dani Alves nga lista e legjendave të klubit. Vendimi i Blaugranas erdhi pasi braziliani u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për ngacmim seksual. Dënimi përcaktonte edhe pesë vjet lirim me mbikëqyrje, ndalim të kontaktit me viktimën për nëntë vjet dhe pagesën e dëmshpërblimit prej 150 mijë eurosh ndaj ankueses.

Dani Alves bëri 408 paraqitje për Barcelonën dhe fitoi tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa Spanjolle, tre Kupa të Botës për Klube, gjashtë tituj La Liga, katër Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa të Spanjës.

Përgjatë historisë së saj 125 vjeçare, 102 futbollistë kanë fituar statusin e legjendave të futbollit.Barcelona.

Të fundit ishin Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique.

/GazetaBlic Sport