Sporti

Barcelona e konsideron çështje të kryer, ky pritet të jetë pasuesi i Suarez

12/14/2021 12:44
nga:Mergim Rreci

Barcelona po planifikon reformimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit.

Njëra ndër alternativar kryesore për sulmin e kësaj skuadre po shihet ajo e Edinson Cavanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Vëllai njëkohësisht manaxheri i tij, Walter Guglielmone, foli për opsionet që janë për futbollistin veteran.

“A do të kthehet në Amerikën e Jugut? Duhet të presim pak, të shohim se çfarë mundësish ekzistojnë. Natyrisht, nëse një ekip nga Brazili – bëhet fjalë për Corinthians – del me një projekt serioz, mund ta dëgjojmë. Unë kam një detyrim për t’i treguar Edit të gjitha opsionet”.

Duket qartë se Cavani është në merkato dhe menaxheri i tij nuk e fsheh. Barça i ka ndezur dritën jeshile transferimit të tij në “Camp Nou”, sigurisht nëse do ta ketë kaluar 100% problemin në tendinën e Akilit.

/GazetaBlic Sport/