Sporti

Barcelona e etur për transferimin e Haaland, por ka një problem

04/15/2021 16:36
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Real Madrid mbeten të etura për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Të interesuara për të janë edhe disa klube të mëdha në Evropë, por Goal ka mësuar se kërkesat e menaxherit të tij për pagë të norvegjezit për 35 milion € në vit rezikonë të dështojnë marrëveshjet potenciale, përcjell GazetaBlic.

Drejtori i Borussia Dortmund kishte deklaruar që klubi nuk dëshiron ta shesë atë, megjithatë kjo gjë do të jetë shumë sfiduese në këtë verë.

Në objektivat e mëdha të presidentit të ri të Barcelonës, Joan Laporta vazhdon të jetë sulmuesi norvegjez, kështu që në rast se mund të ketë një marrëveshje të pranueshme, Haaldn mund të aterojë gjatë kësaj vere në “Camp Nou”.

/GazetaBlic/