Barcelona është në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, sipas SPORT.
25-vjeçari është i hapur për një lëvizje, pasi e sheh si mundësi të mirë për karrierën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai mund të lëvizë në Camp Nou, pasi kontrata e tij aktuale në Stamford Bridge skadon më 30 qershor të këtij viti.
Barça është e gatshme për të nënshkruar Christensen si një transferim të lirë, por do të marrë një vendim përfundimtar nëse do ta lidhë atë me një marrëveshje parakontrate në ditët në vijim.
/GazetaBlic Sport


