Barcelona është e hapur ndaj idesë për të ofruar Memphis Depay në mënyrë që të sigurojë marrëveshjen për Robert Lewandowski, sipas Mundo Deportivo.
Barcelona dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin polak për 30 milionë euro, por është e gatshme të paguajë deri në 35 milionë euro pasi kontrata e tij me Bayern Munich nuk skadon deri në verën e vitit 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse kjo nuk mjafton, Barcelona do të konsiderojë joshjen e kampionëve gjermanë me sulmuesin e tyre holandez.
Megjithatë, duhet edhe konfirmimi i futbollisti holandez, gjithmonë nëse ai është gati për një transferim në Gjermani.
/GazetaBlic Sport/


