Sporti

Barcelona e detyruar për fitore ndaj Elches, formacionet e mundshme

12/18/2021 11:16
nga:Mergim Rreci

La Liga vazhdon aktivitin e saj sot me disa ndeshje interesante.

Barcelona në vështirësi serioze në këtë sezon dhe jashtë çdo objektivi luan ndaj Elches në Camp Nou në orën 18:30, aty ku fitorja është detyrim.

Të drejtuarit e Xavit janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, janë shumë larg Real Madridit që është në vendin e parë si dhe nuk po e gjejnë dot formën as nën urdhërat e trajnerit të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Momentalisht, “Blaugranët” janë 5 pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër dhe kjo ecuri duket të jetë e rrezikshme në kuptimin e objektivave edhe për edicionin tjetër.

Këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje.

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Lenglet, Garcia, Mingueza; Nico, Busquets, F de Jong; Gavi, L de Jong, Ezzalzouli.

Elche: Badia; Palacios, Roco, Gonzalez, Barragan; Morente, Marcone, Mascarell, Fidel.

/GazetaBlic Sport/