Sporti

Barcelona e dëshiron largimin e Frenkie de Jong, Juventus dhe Bayern i bashkohen garës

07/30/2022 12:06
nga:Mergim Rreci

Barcelona po përpiqet të zgjidhë të ardhmen e Frenkie de Jong. Skaudra e Katalonjës e konsideron huazimin e tij nëse nuk mund ta shesë asesi në merkato.

Mesfushori nuk dëshiron të pranojë një ulje të pagës me katër milionë euro nga gjithsej 11 milionë në vit. De Jong gjithashtu refuzoi të largohej për në Manchester United, pasi klubi anglez nuk siguroi praninë në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo situatë e bën Barçën të mendojë për huazimin, me Juventusin, i cili tashmë raportohet se ka hyrë në garë. Bayerni gjithashtu mund të jetë një zgjidhje.

/GazetaBlic Sport/