Sporti

Barcelona do të transferojë lojtarin e ekipit të Spanjës për 15 milionë euro?

07/21/2026 18:00
nga:L J

Barcelona ka kontaktuar me përfaqësuesit e Aymeric Laporte, performancat e të cilit në Kupën e Botës që përfundoi së fundmi tërhoqën vëmendjen e menaxhmentit të klubit.

Qendërmbrojtësi me përvojë ishte pjesë e dyshes mbrojtëse me Pau Cubarsi që e çoi Spanjën drejt titullit të Kupës së Botës, me ekipin kombëtar që pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut.

Prandaj, Laporte shihet si një zgjidhje cilësore dhe e përballueshme për mbrojtjen e ekipit katalanas, shkruan Goal.

/GazetaBlic Sport