Sporti

Barcelona do të luajë një miqësore në muajin dhjetor në Peru

10/29/2025 15:44
nga:Mergim Rreci

Barcelona mund të luajë një ndeshje miqësore në Peru, raporton Mundo Deportivo.

Kampionët spanjollë janë në bisedime për të luajtur një ndeshje miqësore në Peru në dhjetor. Ndeshja mund të gjenerojë 7-8 milionë euro të ardhura për Barcën, transmeton GazetaBlic Sport.

Të martën, presidenti katalanas Joan Laporta u takua me kapitenët e ekipit, trajnerin Hansi Flick dhe drejtorin sportiv Deco. Laporta mbështeti të gjithë në ekip pas humbjes 1-2 ndaj Real Madridit dhe njoftoi qëllimin e tij për të luajtur në Peru për përfitime financiare.

Katalanasit kanë kontaktuar tashmë Shoqatën Spanjolle të Futbollit për të caktuar datën e ndeshjes së tyre të fundit para pushimeve të Krishtlindjeve, kur ata do të udhëtojnë për në Amerikën e Jugut.

/GazetaBlic Sport/