Sporti

Barcelona do të kompletojë regjistrimin e Agueros në La Liga gjatë ditëve të ardhshme

08/25/2021 22:01
nga:Lorik J

Regjistrimi i Kun Aguero në LaLiga duhet të bëhet në ditët e ardhshme, pas marrëveshjes për uljen e pagës së Jordi Alba me Barcelonën.

Pasi Barcelona ra darkord me Gerard Pique për uljen e pagës, kjo i lejoi klubit regjistrimin e Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërkohë, 33-vjeçari argjentinas vazhdon të shërohet nga një dëmtim në këmbën e tij të djathtë dhe, sipas departamentit mjekësor, do të jetë në gjendje të kthehet në fushë në muajin nëntor.

/GazetaBlic