Sipas raportimit të gazetarit Ben Jacobs, FC Barcelona po përgatit një ofertë hapëse prej rreth 100 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.
Megjithatë, Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë yllin e saj dhe kërkon një shumë dukshëm më të lartë se 120 milionë eurot që Barcelona pagoi për Antoine Griezmann në vitin 2019.
Sipas të njëjtit burim, Alvarez i ka bërë të qarta dëshirat e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”, duke e parë Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


