Sporti

Barcelona dhe PSG në garë për shërbimet e Marcus Rashford

12/18/2021 15:24
nga:Mergim Rreci

Marcus Rashford nuk po përfiton shumë minuta te Manchester United këtë sezon. Dy gola dhe një asist në nëntë ndeshje, janë pak për 24-vjeçarin anglez, i cili ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin ishullor.

Konkurrenca në repartin ofensiv të “Djajve të Kuq” është e madhe dhe sulmuesi nuk e përjashton largimin nga “Old Trafford”. Barcelona është një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Iberikja EFE raporton se edhe Rashford i pëlqen ideja për të luajtur në La Liga me ekipin e drejtuar nga Xavi, por duhet fituar konkurrenca me PSG-në.

Klubi francez është i interesuar për sulmuesin anglez dhe ka nisur negociatat me agjentin e Rashford, me synimin për të arritur një akord, çka do e lehtësonte edhe arritjen e marrëveshjes finale me Manchester United.