Sporti

Barcelona dhe Manchester City në bisedime për shkëmbim të lojtarëve

11/08/2021 17:23
nga:E K

Raheem Sterling është i pakënaqur te Manchester City, ku ka humbur ndjeshëm rëndësinë në sezonet e fundit.

Anësori anglez, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2023, ka qenë i lidhur me Barcelonën kohëve të fundit, përcjellë GazetaBlic Sport.

El Nacional” raporton se së fundmi klubet janë në bisedime për një shkëmbim të mundshëm mes lojtarëve të tyre.

Manchester City thuhet se kërkon në shkëmbim të Sterling shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong.

/GazetaBlic Sport/