Sporti

Barcelona dhe Manchester City me ‘sy’ nga Cesc Fabregas, e shohin si trajner më të ardhme

02/25/2025 16:59
nga:Mergim Rreci

Cesc Fabregas po bën një përshtypje të fortë në pjesën tjetër të Evropës me punën që po bën me Como, dhe së fundmi ka tërhequr interes nga një numër i klubeve më të mëdha të kontinentit, duke përfshirë Barcelonën dhe Manchester Cityn, si dhe disa nga skuadrat kryesore në Serie A.

Como i sapopromovuar aktualisht ndodhet në vendin e 13-të në tabelën e Serie A, por tashmë ka fituar një reputacion si një nga skuadrat më argëtuese për t’u parë në Itali, dhe gjithashtu ka ndalur disa nga skuadrat e mëdha, duke mposhtur Atalantën, Romën si dhe Fiorentinën dhe Napolin në dy ndeshjet e fundit, transmeton GazetaBlic Sport.

Skuadra mbështetet gjithashtu nga një bord ambicioz dhe një grup pronarësh, të cilët shpenzuan më shumë para se çdo klub tjetër italian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në qendër të projektit është Fabregas, i cili tashmë ka fituar interesin e disa nga skuadrave të mëdha evropiane, të cilat po shqytrojnë mundësinë për ta angazhuar si trajner.

/GazetaBlic Sport/