Sporti

Barcelona dhe Chelsea pas De Ligt

01/27/2022 14:53
nga:E K

Juventus po përgatitet për të shitur shërbimet e mbrojtësit holandez, De Ligt.

“Zonja e Vjetër” do të përpiqet sado pak të kompesoj sado pak paratë e investuara te transferimi i Vlahovic. Holandezi e ka klauzolën e lirimit 125 milion euro, por Juventus është i gatshëm ta shesë edhe për një shifër më të ulët.

Barcelona ka kohë që monitoron mbrojtësin e talentuar, por siç raportohet nga “Corriere di Torino”, Chelsea është duke hedhur hapat konkretë.