Sporti

Barcelona dhe Bayern Munich në garë për shërbimet e mesfushorit të Liverpool

01/04/2022 22:21
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Bayern Munich janë duke kërkuar një lëvizje për mesfushorin e Liverpool, Naby Keita.

Ylli i Liverpoolit ka kërkuar largimin nga Anfield, sipas El Nacional, përcjell GazetaBlic Sport.

Roma dhe Milani gjithashtu kanë qenë të lidhur me 26-vjeçarin, por Barça mendohet të jetë në pole position për të siguruar nënshkrimin e tij në këtë fazë.

Keita është i hapur për t’u larguar nga Anfield për shkak të mungesës së minutave të rregullta, pavarësisht se ka ende 18 muaj për të përfunduar kontratën e tij.