Sporti

Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës

04/13/2021 18:14
nga:L J

Klubi i Barcelonës ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit spanjoll, Sergi Roberto në mënyrë që lojtari të mbetet te Barcelona deri në vitin 2023.

Sergio Roberto ka kontratë me Barçën deri në vitin 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Duket se klubi katalunas dëshiron që lojtarin ta mbajë në Camp Nou për një kohë më të gjatë, dhe ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.

Sergio Roberto ka 193 paraqitje me klubin katalanas dhe ka kaluar nga Barcelona B në ekipin e parë të Barcelonës në vitin 2010.

/GazetaBlic Sport.